HISTORIA

Historia e grupit Indian Mahindra & Mahindra është e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit të saj të origjinës, Indinë.

 

Në fakt, Mahindra luan një Microsistem në sinergji të ngushtë me atë  indian: Mahindra dhe Republika e Indisë janë krijuar së bashku në të njëjtën periudhë (1945/47), kanë të njëjtat aspirata (projektimin drejt zhvillimit dhe drejt njohjes globale) dhe që të dyjave i është dashur për të kapërcyer pengesat e pashmangshme dhe vështirësitë që natyrisht vijnë së bashku në rrugën e rritjes.

 

Aventura e Mahindra filloi kur z. K.C. Mahindra vizitoi SHBA dhe u takua me Barney Roos, shpikësi i Jeep-it legjendar, dhe kishte një ide: a mundet një automjet që ka provuar qëndrueshmërinë e saj në fushëbetejat e kampeve të Luftës së Dytë Botërore të përshtatej me terrenin veçanërisht të vështirë indian?

 

Nga përgjigjia e kësaj pyetjeje  lindi kompania që, në 2 tetor 1945, filloi të prodhonte Jeep-a me licencë të amerikanes Willys në territorin indian.

Që atëherë Mahindra & Mahindra është rritur shumë dhe është bërë një "Grup" i vërtetë, duke zënë një pozicion të rëndësishëm në sektorët kryesorë të ekonomisë indiane.

 

GRUPI

Grupi indian industrial Mahindra investon 6 miliardë dollarë në vit dhe ka një prani të konsoliduar në sektorët kyç si në atë të automjeteve, pajisjeve bujqësore, teknologjive informative, shërbimeve komerciale dhe financiare dhe zhvillimin e infrastrukturës.

 

E themeluar në vitin 1945, fillimisht M & M ishte përgjegjëse për prodhimin e automjeteve për terrene të vështira sipas liçencës Willys për ushtrinë dhe tregun indian. Më vonë ajo zgjeroi interesat e saj në prodhimin e traktorëve bujqësorë dhe automjeteve të lehta komerciale, dhe më pas siguroi një prani të konsiderueshme në shumë sektorë të tjerë të rëndësishëm.

 

Aktualisht M & M është një lider në automjetet për jashtë rrugës në Indi dhe modeli i saj kryesor Mahindra Goa ka krijuar një treg të ngrohtë falë kombinimit të shërbimeve, stilit dhe besueshmërisë. Sot prania e grupit është e konsoliduar në sektorët kryesorë të ekonomisë indiane, duke përfshirë shërbimet financiare, shërbimet komerciale dhe logjistike, pjesëve të këmbimit të automjeteve, teknologjinë informative, si dhe zhvillimin e infrastrukturave Lifespaces, Mahindra Holidays & Resorts.

 

Dy kompanitë që bëjnë pjesë  në këtë grup, Mahindra Finance dhe Tech Mahindra, debutuan në tregun e aksioneve në vitin 2006.